“Koha nuk i shëron plagët”, Vesa Luma emocionon me fjalët për njeriun e shtrenjtë

schedule13:15 - 21 Shkurt, 2021

schedule 13:15 - 21 Shkurt, 2021

Vesa Luma ka humbur babain e saj pak vite më parë. Ndarja e tij nga jeta ka lënë shenjë tek këngëtarja, e cila herë pas here shpreh boshllëkun që ka lënë. Së fundmi, këngëtarja e cila prej kohësh jeton në Australi, ka ndarë me ndjekësit performancën e saj për këngën “Sa Mall”, së cilën ia ka dedikuar të atit, krahas së cilës ka shkruar disa fjalë të tjera.

Sikur të ishe me ne…të shihje nipat dhe mbresat që po rriten shpejt dhe që nuk patën fatin të takojnë gjyshin e tyre. Nuk e di kush e ka shpikur fjalinë koha shëron plagët, por nuk ka lidhje me realitetin. Na mungon babi.”, ka shkruar Vesa krahas postimit.

https://streamable.com/5kykfh

Kujtojmë që këngëtarja e publikoi projektin katër vite më parë, për ditëlindjen e të atit.  “Prej momentit kur u ndave nga ne fizikisht, e as sot, nuk arrita përmes fjalëve të shpreh atë që ndjej…por fatmirësisht me kulturën e edukatën që ti dhe nana na keni mësuar, unë sot rrethohem nga njerëzit më të mirë në botë që më ndihmuan që përmes këtij projekti muzikor për herë të parë të ndaj ndjenjat e mia.”, shkruante asokohe Vesa. /abcnews.al

https://streamable.com/rk021e

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!