“Koha kur Presidenti përdorte Kushtetutën si molotov, ka perënduar”/ Rama: Asnjë sekondë për të humbur

schedule17:40 - 18 Janar, 2024

schedule 17:40 - 18 Janar, 2024

SHQIPËRI- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ironizuar ish-presidentin Ilir Meta, duke thënë se ka përfunduar koha kur kreu i shtetit përdorte “Kushtetutën si koktej molotov”.

Me një shënim në “X” (dikur Twitter), shefi i qeverisë  thotë se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur, por duhet t’i përgjigjet nevojave si rritja e pagave, investimeve publike dhe rritjen e turistëve.

Koha politike kur Presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë, duke e përdorur Kushtetutën si koktej Molotov ka perënduar me kohë, siç do të mbaroje po njësoj, më shpejt se sa vonë, edhe ora e keqkuptimit të madh të politikës së ditës, mes punës mendore të parlamentarëve dhe aktivitetit fizik të tyre në sallën e Kuvendit të Shqipërisë! Shqipëria është në një kohë tjetër dhe ky vit është kyç për rritjen e mëtejshme të pagave, investimeve publike e atyre private, të brendshme a të huaja, turizmit që në 2023 arriti rekordin fantastik të 10 milionë vizitorëve nga jashtë, e me radhë, prandaj ky vend s’ka asnjë sekondë për të humbur me askënd që vazhdon me orën e vjetër, duke kërkuar nëpër rrugicat e ngushta të Kuvendit a të zonës rreth tij, rikthimin e kohës së vdekur“, shkruan Rama.

Ky reagim i Ramës vjen pasi Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar këtë të enjte ligjin për komisionet hetimore. Dekreti, i cili mban datën 18 janar 2024, u shoqërua edhe me një dokument me argumente, ku Bajram Begaj ia bën të qartë opozitës se kthimi i ligjeve nuk është instrumenti për gjetjen e dialogut politik.

LEXO EDHE: Bajram Begaj “ekzekuton” Presidentin Meta/ Dekreton ligjin e debatueshëm për Komisionet Hetimore

Pretendimi se ky ligj duhet të ishte miratuar me konsensus nuk ka lidhje me ndonjë kërkesë të Kushtetutës, ndaj Presidenti i Republikës nuk mund ta kthejë atë për shqyrtim me shkakun se i mungon konsensus“, theksoi presidenti.

/ n.m.abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!