“Koha kur korona ishte birrë”, Ylli Limani kujton me mall koncertet, mezi pret t’i rikthehet skenës

schedule17:23 - 22 Nëntor, 2020

schedule 17:23 - 22 Nëntor, 2020

Pandemia e Covid-19 ka prekur rëndë gjithashtu dhe industrinë muzikore. Artistët shqiptarë janë përballur me vështirësi për shkak të ndalimit të aktiviteteve muzikore dhe mbylljes së klubeve.

Interpretimi para një publiku të gjerë iu mungon artistëve, dhe lidhur me këtë ka reaguar dhe këngëtari Ylli Limani. Në një postim në InstaStory, Ylli ka ndarë një video të regjistruar një vit më parë teksa interpreton para fansave të tij, ndërsa shkruan: “Kur korona ishte vetëm birrë”.

Megjithatë, pavarësisht pandemisë, Ylli është munduar të qëndrojë pranë publikut duke publikuar disa projekte muzikore. “Pate” në bashkëpunim me Lumi B dhe “Buzët e kuqe” janë dy projektet e këngëtarit që u pritën shumë mirë nga fansat. /abcnews.al