Laçi ka pësuar ndryshime të shumta gjatë kësaj merkatoje. Largimet janë të shumta, ndërkohë që së fundmi ka edhe afrime.
I fundit ishte portieri Mario Dajsinani. Tani në kampin bardhezi po punojnë edhe për nënshkrimin e kontratave të reja.
Klubi kurbinas ka njoftuar se është rinovuar marrëveshja me mbrojtësin Renato Malota, të cilit i kishte përfunduar kontrata. /abcnews.al