Kukësi nuk do të ketë pjesë të ekipit për sezonin e ardhshëm mesfushorin Pablo De Lucas, të cilit i ka përfunduar kontrata. Spanjolli u afrua vjet më kërkesën e trajnerit Diego Longo, gjithashtu i larguar.
“FK Kukësi njofton se pas bisedimeve me mesfushorin spanjoll Pablo De Lucas, është vendosur të ndërpritet bashkëpunimi mes palëve.
Kontrata e futbollistit përfundoi me fundin e sezonit dhe palët vendosën të mos rinovojnë.
FK Kukësi e falënderon mesfushorin De Lucas dhe i uron suksese në karrierën e tij. Gracias Pablo”, shkruan Kukësi në njoftimin e bërë. / abcnews.al