Koha e falënderimeve për “popullin e kuq”, Çinari ikën me fjalë zemre nga Partizani

schedule17:50 - 3 Qershor, 2021

schedule 17:50 - 3 Qershor, 2021

Erald Çinari do të jetë pjesë e Samsunspor në Turqi, pasi ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me opsion për të rinovuar edhe një vit tjetër. Pasi kjo ka ndodhur, sulmuesi shkodran ka pasur edhe disa fjalë për të thënë.

“Sot ishte një ditë që solli një kapitull të ri në karrierën time futbollistike. Nga dita e sotme, unë nuk do jem më pjesë e klubit të futbollit Partizani.

Kontrata ime me klubin përfundoi në fund të këtij sezoni dhe unë tashmë jam duke përgatitur një aventurë të re.

Falenderoj të gjithë në familjen Partizani, duke filluar nga presidenti e drejtori që më kanë qëndruar afër si në momente pozitive, e po ashtu negative.

Trajnerët me të cilët kam punuar këto 3 vite. E po ashtu shokët e skuadrës, si edhe gjithë stafin që punon te kjo familje.

Një falenderim special shkon për tifozët e kuq e sidomos Ultras Guerrils. Ishin 3 vite të mrekullueshme ku edhe fitova trofe”, shkruan Çinari në rrjetet sociale. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!