Koha e dytë e KOP-it – Vetting

schedule16:43 - 4 Korrik, 2020

schedule 16:43 - 4 Korrik, 2020

2005-2020, 15 vjet ndërmjet, shumë ngjarje kanë ndodhur nga ajo kohë kur Partisë Demokratike iu bashkuan të rinjtë e Komitetit të Orientimit të Politikave. Është një ndër momentet e rëndësishme të PD-së, e cila pas një opozite rraskapitëse nga viti 1997 -2005, po bëhej gati të vinte në pushtet.

Besnik Mustafaj ka qenë pjesë e procesit të KOP dhe do të jetë edhe në momentin aktual kur PD po kërkon të rifreskohet e të riorganizohet.

Tetë vitet e qeverisjes ndryshuan shumë gjëra në PD, Ndryshoi lideri dhe strukturat. Tani është koha për të tjera ndryshime.

Besnik Mustafaj dhe Enkelejd Alibeaj, një prej të rinjve të KOP që sot është pjesë e drejtimit të PD-së, flasin për dy kohët e PD-së, çfarë i bashkon dhe çfarë i dallon. Çfarë po përgatitet në PD? Çdo të ndodhë javët e muajt në vazhdim, a do kthehen themelues e qëndrestarë, a do të jetë e hapur dera e PD-së për Jozefina Topallin Arben Imamin, Astrit Patozin e të tjerë. /abcnews.al/