Koeman: Shkarkimi? Kam kohë që nuk lexoj lajme, mendoj vetëm të fitoj

schedule14:47 - 25 Shtator, 2021

schedule 14:47 - 25 Shtator, 2021

Barcelona pret nesër në LaLiga Levanten në një ndeshje shumë delikate, sidomos për trajnerin Ronald Koeman, i cili u mundua të tregohet sa më i qetë në konferencën për shtyp, pavarësisht lajmeve se Xavi është pas hijes së tij dhe gati për ta zëvendësuar.

E ARDHMJA – “Nuk mund të them shumë për ketë çështje, sepse kam kohë që nuk e lexoj shtypin. I dëgjoj fjalët që qarkullojnë, por gjithçka që ne duhet të bëjmë, është të fitojmë ndeshjet tona. Dëgjoj fjalë, dëgjoj emra. Kjo është puna jonë. Nuk kam ndërmend të harroj energji për gjëra që nuk i kontrolloj”.

LAPORTA – “Presidenti mund të flasë, ai është njeriu më i rëndësishëm në këtë klub. Nuk kam asnjë problem me të. Jam i fokusuar tek puna ime. Duhet të fitoj ndeshjet me skuadrën time. Pjesa tjetër nuk më intereson”.

MUNGESAT – “Janë të rëndësishme. Kemi lojtarë që luajnë në krah, që kanë shpejtësi dhe kalojnë kundërshtarin një për një. Kjo e bën akoma më të vështirë për të mbrojtur.

Kemi lojtarë që luajnë në krah, por nuk janë në rolin e tyre natyral. Kemi provuar shumë gjëra që nga fillimi i sezonit, unë si trajner u detyrova të pranoj largimet e lojtarëve, për të mbrojtur interesat ekonomike të klubit”.

ANSU FATI – “Ka akoma punë për t’u kthyer në formën e tij optimale. Ne duhet ta ndihmojmë, e rëndësishme është që u rikuperua”.

KARTONI I KUQ – “Duhet të më shërbejë si mësim kjo situatë. Duhet të jem më i qetë. Të mendoj për skuadrën dhe ndeshjen. Njeri jam edhe unë dhe ka raste gjatë ndeshjes, që është shumë e vështirë të pranosh vendimet e gjyqtarit”, përfundoi Koeman. /abcnews.al