Barcelona është një ekuacion me shumë të panjohura, për shkak se ende nuk është zgjedhur presidenti ri. Pas zgjedhjeve të 7 marsit, kur katalanasit të kenë një drejtues dhe Bord Drejtues të ri, do të mësohen shumë gjëra.
Gjithsesi është e pashmangshme që edhe në këto kushte të shmangen zërat e merkatos. Humbja në Champions League kundër PSG ka shtuar numrin e pakënaqësive dhe ka vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit Ronald Koeman.
Në këto kushte në skenë kanë dalë disa emra për ta pasuar. Xavi është një prej tyre dhe më i lakuari. Ditën e sotme Don Balon raporton se është një tjetër emër favorit për të marrë drejtimin e Barcelonës.
Bëhet fjalë për Massimiliano Allegrin, trajnerin e larguar vjet nga Juventusi. Italiani ka drejtuar edhe Milanin në të shkuarën dhe shpesh ka qenë në listën e kandidaturave për të marrë klube të mëdha europiane. /abcnews.al