Koeman: Po të luajmë si dimë, rivalët nuk rezistojnë as një orë. Diego? Kam një histori me të

schedule14:52 - 28 Nëntor, 2020

schedule 14:52 - 28 Nëntor, 2020

Barcelona luan nesër ndaj Osasuna për La liga dhe katalanasve u duhet të reagojnë me patjetër për këtë ndeshje, pas humbjes ndaj Atletico Madrid. Trajneri Koeman doli sot në konferencë për shtyp dhe foli për reagimin e skuadrës dhe një historie me Maradonan.

100 DITËT E PARA – “E lë në duart tuaja vlerësimin për mua. Kam ardhur të jem trajner i këtij klubi të madh në një moment delikat, për të punuar mirë dhe për t’i ndryshuar gjërat për mirë. Është e vërtetë se në klubet e tjera ku kam drejtuar 100 ditët e para i kam pasur më të qeta, por jam shumë i lumtur që jam këtu.

 

REAGIMI – “Janë edhe shtatë ndeshje deri në fund të vitit dhe nëse ka një moment për të reaguar, është tani. Në Champions League kemi bërë më mirë sepse kemi pasur përballë ekipe që kanë luajtur më hapur. Në La Liga kemi vuajtur ndaj skuadrave që janë mbyllur mbrapa.

RITMI – “Mendoj se do ishte shumë mirë nëse luanim me shumë intensitet. Ne ndonjëherë zbresim në fushë dhe e marrim ndeshjen me shumë qetësi, nuk luajmë shumë pa top. Skuadra ka gjithmonë nevojë për të luajtur me ritëm. Nëse e nis ndeshjen me ritëm të lartë dhe e vazhdon gjithë ndeshjen, kundërshtari nuk e ndjek dot atë ritëm. Në minutën e 60-të e mbrapa do bien.

 

PUSHIMI I MESSI DHE DE JONG – “Ka pasur një pushim që i bën mirë, ashtu si De Jong. Kanë luajtur çdo minutë me klubin dhe kombëtaren dhe nuk mund të vazhdojnë ta bëjnë gjithmonë këtë. Shpresojmë që nesër të jenë të freskët sepse kemi nevojë për ta.

MARADONA – “Luaja njëherë kundër tij në një ndeshje Barcelona-Sevilla. Mbaj mend se Diego mbërriti vonë në nxemje dhe po ndiqja atë më shumë se ngrohjen time. Për mua ai ishte më i miri në botë”, u shpreh Koeman. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!