Dje në orën 17:00 u hodh shorti i UEFA Champions League, ku ekipet pjesëmarrëse u njohën me kundërshtaret e tyre në grupe. Ajo që bie në sy është grupi G, i cili do të sjellë dhe një herë përballë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Barcelona dhe Juventus do të jenë në të njëjtin grup, ku do të kenë kundështarë edhe Dinamon e Kievit si dhe Ferencvarosin. Gjithsesi tekniku i katalanasve, Ronald Koeman, deklaron se ekipi i tij dhe Juventusi duhen të kualifikohen për më tej dhe të mos ankohen se si ranë goglat dje.
“Ne duhet të jemi të kënaqur me shortin. Barcelona dhe Juventus janë ekipet më të mira në grup. Ekipet e tjera duhen të jenë të lumtura që do të luajnë kundër nesh, por pa justifikime ne dhe bardhezinjtë duhet të kualifikohemi,” deklaron tekniku holandez. /abcnews.al