Luis Suarez bën Barcelonën të ndryshojë mendje. Sulmuesi uruguaian, i kërkuar së fundmi nga Juventusi, ishte në mëdyshje për të vijuar karrierën te katalanasit.
Ai ka edhe një vit kontratë dhe në rast se do të ketë minuta, marrëveshja mund të zgjatet edhe me një vit. TV3 raporton se Barcelona tani po mendon ta mbajë në skuadër.
ATENCIÓN: según TV3, el Barcelona se plantea la continuidad de Luis Suárez en el club. Incluso, Ronald Koeman "vería con buenos ojos" contar con el delantero uruguayo. pic.twitter.com/3XLWmwjU7G
— SportsCenter (@SC_ESPN) September 10, 2020
Edhe trajneri Ronald Koeman, pavarësisht se në fillim nuk e kishte pjesë të planeve, e shikon me sy të mirë këtë lëvizje. Pa asnjë diskutim Suarez mbetet një nga finalizuesit më të mirë në qarkullim, edhe pse mosha e tij nuk premton që do të vijojë të jetë i njëjti në vazhdimësi. /abcnews.al

