Kodi zgjedhor, në testin e Kushtetueses/ LZHK dhe Alibeaj dorëzojnë padinë kundër paktit PS-PD

schedule14:22 - 29 Gusht, 2024

schedule 14:22 - 29 Gusht, 2024

Përpara se partitë politike të nisin përgatitjen e listave për zgjedhjet e pranverës, Kodi Elektoral do të duhet të kaloj testin e Gjykatës Kushtetuese.

Pakti i fund korrikut PS-PD për reformën zgjedhore, u godit këtë të enjte nga partitë e vogla, që shfaqën pakënaqësi që në krye të propozimeve.

Kjo padi mban firmën e Dashamir Shehit, kryetarit të LZHK-ës dhe ka mbështetjen edhe të grupimit të “Alibeajt”.

Që në krye kërkesa për trupën kushtetuese, është e qartë, shfuqëzimin e ndryshimit që bënë dy partitë e mëdha, duke mbyllur listën e kandidatëve për deputetë, në pjesën më të madhe të saj.

Në kushtet kur koha nuk premton shumë, ankimuesit kërkojnë prej gjykatës kushtetuese, pezullimin e zbatimit të ligjit, derisa gjykata do e shqyrtojë në themel e do të jap verdiktin e saj.

Megjithatë, partitë e vogla kanë marrë masë paraprakisht që padia të jetë e plotë dhe të lënë hapur një alternative tjetër, përveç asaj të shfuqizimit total të nenit të listave. Nëse kjo nuk arrihet, paditësit kërkojnë që të paktën Kushtetuesja të shprehet të heq detyrimin që edhe partitë e vogla të garojnë me listë të fiksuar. Por t’u jepet atyre mundësia që të futën ne fushën e betejës me listë plotësisht të hapur dhe tu lihet në dorë qytetarëve cilët kandidatë do të çojnë në parlament.

Në Kushtetuese mund të ketë padi të tjera por me një emërues të përbashkët, atë të listës që PS dhe PD vendosën që mbylljen e listës në 1/3 e saj ose 100 deputetë t’i çojnë si preferencë e kryetarëve dhe vetëm 40 tu lënë në zgjedhje të qytetarëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!