Kodi Zgjedhor, Biba: S’mund të kërkojmë zgjidhje imagjinare nga teknologjia, duhet vullnet politik

schedule19:42 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 19:42 - 3 Dhjetor, 2020

Ish-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba ka analizuar në studion e Radarit Informativ me gazetaren Jonida Shehu opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Biba tha se përgjigja e Venecias ishte në karakterin politik, ndërsa përgjigjen përfundimtare sipas saj mund ta japë Gjykata Kushtetuese në momentin kur ajo do të jetë funksionale.

Ai deklaroi se Venecia nuk u pozicionua në asnjë kah politik, dhe nuk mund të rekomandonte ndryshime në Kod ndërkohë që na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet dhe këto ndryshime nuk do të mund të implementoheshin brenda afatit.

Lidhur me koston e zgjedhjeve të 25 prillit, Biba nuk pranoi të vlerësonte nëse shifra e parashikuar është brenda normës, por shtoi se nëse këto zgjedhje do të jenë të sigurta atëherë nuk do kishte vend për kontestime. Ai theksoi se nuk mund të presim mrekulli nga teknologjia në zgjedhje pasi ajo është instrument në duart e politikanëve.

Intervista e Denar Bibës në ABC

Kujt i dha të drejtë Venecia, Metës apo Ramës?

Venecia përgjigjen e dha kryesisht në karakterin politik. Ai thotë se nuk është Komisioni që gjykon kushtetuetshmërinë apo jo të ndryshimeve dhe këtë ja lë Gjykatës Kushtetuese kur të ngrihet. Thelbi i debatit ishte në lidhje me formulën e koalicioneve.

Presidenca priste që Venecia të ndryshonte kodin elektoral para zgjedhjeve.

Venecia jo domosdoshmërisht i ka dhënë të drejtë Ramës, apo nuk i ka dhënë të drejtë Metës, Por është në praktikat më të mira të Venecia të mos bëjë ndryshime 6 muaj ose një vit para zgjedhjeve ndërkohë që ne jemi 4 apo 5 muaj para

Pas këtyre zgjedhjeve a është e domosdoshme ndërhyrja?

Përse ne kemi 140 deputetë. Këto janë zgjedhje të legjislatorit vendas. Ai vendosi garën me koalicione dhe më pas po ai, në 2017 megjithëse koalicionet lejoheshin me ligj por nuk u garua me koalicione. Venecia sugjeron një demokraci prej vërteti. Sipas Venecias të respektosh procedurat nuk është demokraci. Duhen pyetur edhe palët.

A të duket normale që para çdo zgjedhjesh ndryshojmë kodin elektoral. Do mbarojë ndonjëherë kjo histori?

Kur të vijë ajo demokracia prej vërteti.

Venecia thotë se në rast rezultatesh të ngushta, mekanizmi do të shërbejë për të përcaktuar pushtetin.

Ka një aludim se ndryshimet e fundit kushtetuese u bënë për të favorizuar maxhorancën. Në fakt u sfidua opozita në atë kohë që të gjendet një vend i vetëm me mungesë koalicionesh dhe lista të hapura. Unë nuk di çdo ligj të botës por në eksperiencën time nuk ka asnjë vend që ndërkohë që synon listat e hapura ka dhe këtë model koalicionesh.

Kjo sido që të jetë i shërben maxhorancës për të mbajtur pushtetin, thotë Venecia…

Mbetet për t’u verifikuar.

A do të themi më pas që këto zgjedhje u fituan me procedurë?

Zgjedhjet mund të favorizojnë një parti përballë një tjetër. Gjithmonë do arrish të gjesh pro apo kundër një partie.

A po bëjmë hapa përpara drejt demokracisë?

Ne jemi në një proces: Në demokraci vetëm 500 vitet e para janë problematike. Pra kemi dhe 40-50 vite të tjera.

A ja vlen kostoja 4-fish më e shtrenjtë kur palët do kenë gjithmonë pretendime?

A ja vlen aq apo pak më shumë apo më pak nuk më takon mua ta them. A ja vlen shpenzimi për të blerë sigurinë, qetësinë dhe zgjedhje të pakontestuara unë mendoj se ia vlen.

Ndërkohë kemi precedentin e 2013-ës që 4 mln shkuan dëm…

Teknologjia ka avancuar. Nëse çdo gjë do bëhet e matur hap pas hapi ashtu si duhet, apo edhe në 2013 mund të ishte realizuar numërimi elektronik.

A do ketë nevojë Kodi Zgjedhor për ndryshime?

Ai është ndryshuar dhjetëra herë. Ne jemi mësuar që kur kemi zgjedhje, a do fillojmë ta ndryshojmë. Ne kemi një ligj të mirë. Nuk ka qenë ndonjëherë ligji problem. Raporti i OSBE hapet me këtë paragraf : Edhe këtë radhë zgjedhjet u bënë mes një tensioni mes forcave politike. Nuk mund të kërkojmë zgjidhje imagjinare nga teknologjia. Ato janë instrumente në duart e politikanëve.

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!