Regjisorja dhe studiuesja e teatrit, Anxhela Çikopano ka publikuar librin e saj “Kodet zakonore në dramaturgjinë shqipe”, në të cilin paraqet historinë e kulturës shqiptare.
Ajo ka treguar në emisionin “Pas Mesnate” se synimi i saj është që çdo student kur është 20 vjeç ta marri një libër në dorë dhe ta kuptojë atë.
Sipas Anxhelës, ky libër ka qene një rrugëtim i mrekullueshëm, por dhe i mundimshëm.
“Mua ka qene një rrugëtim shumë i mrekullueshëm ai libër, i mundimshëm por shumë i bukur. jam përpjekur të bëjë dhe një histori të kulturës së Shqipërisë në këto tre periudha kryesore. Unë kam një parim kur shkruaj. Dua që çdo student kur është 20 vjeç ta marri një libër në dorë dhe ta kuptojë atë. Kështu që ky ka qenë mënyra e të shkruarit fillimisht dhe kjo e bën librin që të jetë i lexueshëm dhe i prekshëm nga të gjithë. Shumica janë fenomene që njerëzit i njohin, shfaqje të mëdha, shfaqje të rëndësishme, por për mua ka rëndësi që kushdo mund ta preki teatrin. Mua nuk më pëlqejnë kur më thonë, që ti flet për teatrin por ne nuk e kuptojmë. Të gjithë e kuptojnë teatrin, por çështja është tua themi të tjerëve”, tha ndër të tjera ajo./abcnews.al