Deputeti socalist, Erion Malaj thotë se fokusi i grupit parlamentar te mazhoranca është tek reformat, teksa vendi i afrohet integrimit në Bashkimin Europian.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Malaj u shpreh se PS ka mendime ndryshe, për çështje të caktuara.
“Qëndrimi im është i njëjtë me grupin e PS. Jam vendosur unë pasi isha anëtar zëvendësues, nuk ka asgjë për lajm politik, janë qëndrime. Unë nuk kam qëndrim individual. E ka bërë kreu i grupit parlamentar. Për këtë rast isha i qartë. Në vetvete, PS është forcë politike që i bën debatet brenda saj. Ajo që na bashkon ne të gjithëve në grupin parlamentar, është objektivi strategjik që përmenda. Duhet të vijojmë reformat. Ne, qëndrimet dhe diskutimet i bëjmë në grupin parlamentar, ka diskutime ku edhe nuk biem dakord, kjo është e mira. Nuk ka asgjë që duhet ta shqetësojë grupin parlamentar”, theksoi ai./abcnews.al



