Tragjedia e Koçanit ne Maqedonine e Veriut vijon te leri pasoja dramatike
Kete te marte eshte konfirmuar edhe ndarja nga jeta e muzikantit Vlladimir Bllazhev, i njohur me ermin e artit Panço, anëtari i grupit DNK.
Ai kishte pesuar lendime serioze mbremjen e 16 marsit ne zjarrin qe perfshiu diskotekën “Puls” në Koçan.
Një pjesë e mediave publikuan se Panço ka ndërruar jetë në orën 10 të mëngjesit, pas një trajtimi të gjatë spital.
Ishin autoritetet shendetesore qe bene publike njoftimin dhe shprehen ngushëllime per familjen dhe te gjithe opionin publik, I cili eshte ende I tronditur nga ngjarja.
Vdekjen e Panços u konfirmua edhe nga Prokuroria Publike dhe informuan se do të lëshojnë një urdhër për autopsy.
Panço ka qenë në koma per një kohë të gjatë, ndërsa për gjendjen e tij psikologjike ka punuar një ekip i gjerë psikologësh.
Ai kishte djegie të rënda në fytyrë dhe në duar.
Në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan më 16 mars humbën jetën 62 persona, ndërsa 200 të tjerë u lënduan. / abcnews.al /

