Koalicioni mes LDK-së dhe AKR-së siç duket është drejt finalizimit. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një prononcim për mediat në Kosovë ka deklaruar se një mundësi e tillë është e mundshme.
Mustafa ka thënë se nëse AKR dëshiron të jetë pjesë e listës së LDK-së, për këtë të fundit do të ishte e mirëseardhur.
I pari i LDK-së, ka ritheksuar se partia e tij bashkë me atë të Pacollit edhe në të kaluarën kanë pasur bashkëpunim politik. /abcnews.al