TIRANË- Beteja kundër SPAK po tërheq në llogoren e Berishës çdo ish-zyrtar me llogari të hapura ndaj drejtësisë, edhe të majtë.
Në listën ë hapur të PD në Tiranë, garon edhe kandidati Elton Rroshi, djali i xhaxhait të ish kryebashkiakut socialist Elvis Rroshi, nën hetim pasuror nga Prokuroria e posaçme.
Rroshi, i cili në vitin 2011 theu për herë të parë bastionin historik demokrat te Kavajes, u dogj më pas nga ligji i dekriminalizimit, për shkak te një dënimi të padeklaruar për përdhunim në Itali.
Por ndaj Elvis Rroshit, pati edhe një investim me denoncime nga selia blu për ta larguar nga zyra e kryebashkiakut.
Kohët ndryshojnë shpejt.
Burime pranë Abc News mësojnë se dhe vetë Elvis Rroshi ka kaluar ylberin politik, dhe ka filluar fushatën në Kavajë për kushëririn e tij dhe Partinë Dëmokratike.
Ai nuk ka biseduar drejtpërdrejt me Berishën, por ka gjetur një emërues të përbashkët, aleatin Agron Duka i cili ka negociuar me doktorin për kushëririn e tij.
Në primaret e PD për qarkun e Tiranës, më i votuari me 914 vota rezultoi kreu i PD ne Kavaje, Hysen Kadiu, por me pas u tërhoq nga gara pasi vendin ne liste te mbyllur ia mori djali i Fahri Balliut.
Në vend të një demokrati të votuar, në një bashki të djathtë, demokratët do të kenë si përfaqësues, kandidatin e ish socialistit Elvis Rroshi, që me doktorin i lidh një hall i përbashkët, SPAK.
/abcnews.al