Lideri Demokrat Lulzim Basha do të takojë pasditen e sotme aleatët e Partisë Demokratike. Siç raportoi edhe gazetari Juxhin Mustafaraj asnjë nga aleatët e PD nuk do të dalë jashtë koalicionit.
Mustafaraj raportoi se ekziston mundësia që kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule të kandidojë në qarkun e Korçës, por nuk ka një vendimmarrje finale.
Kujtojmë që më 24 shkurt skandon afati që ka i mandatuari i PD për të regjistruar në KQZ listën me të cilën do të shkohet në zgjedhjet e 25 prillit. /abcnews.al/