Përfaqësuesi Ligjor i Partisë Demokratike për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso ka përjashtuar mundësinë e një aleance me Partinë Socialiste pas zgjedhjeve të 25 prillit. Kaso tha në emisionin “As pro, as kundër” në ABC nga Robert Aliaj se kjo është një teori konspirative që favorizohet nga pandemia.
Ai tha se përgjegjësi për moshapjen e listave është e kreut të qeverisë Edi Rama ndërsa e quajti grackë formulën e socialistëve. Se si do të jetë opozita në fletën e zgjedhjeve, Kaso nuk e përcaktoi me siguri ndërsa shtoi se do të kenë përgjigjen e duhur ndaj çdo taktike të socialistëve.
Pjesë nga debati në emisionin “As pro, as kundër”
Ivi Kaso: Ka pasur vetëm një ardhje të ramës në tryezën e Këshillit Politik dhe ka thënë se kjo punë ka mbaruar dhe ndryshimet kushtetuese janë bërë. Erdhi vetëm për t’i thënë ndërkombëtarëve që ne dialogojmë.
Robert Aliaj: Baton shumë akrobat Rama. Nuk e di ku e gjen mbështetjen
Baton Haxhiu: Se beteja për votën ka vazhduar, në kuptimin teknik. Rezultati është ai që do duhet të ishte debat i këtij paneli.
Robert Aliaj: A mendon se është i mundur një koalicion PD-PS
Ivi Kaso: Absolutisht jo. Në kohë pandemie tendenca për të besuar teoritë konspirative rritet
Rober Aliaj: Keni pasur disa marrëveshje
Ivi Kaso: Marrëveshjet kanë qenë gjithmonë publike. Votat e shqiptarëve do të jetë përcaktuese dhe nëse do jetë sipas zemërimit që gëlon nuk i lërë vend imagjinatës për një koalcion PD-PS. Hidhet një fabul e bukur në funksion të mazhorancës për të hequr vëmendjen
Endri Shabani: Nëse do ndodhte do i jepte një cikli 30-vjeçar politik. Unë do kisha dashur që kjo të mos vinte me koston e çorientimit të elektoratit. Ka një zhgënjim të jashtëzakonshëm të qytetarëve. Ti je në një situatë që qytetarit mund t’i bësh çfarë të duash. Unë e kuptoj zhgënjimin dhe nga ana tjetër rrënimi i gjithçkaje nuk është diçka që na duhet. Nëse do bëhet PS dhe PD bashkë votuesit do humbnin përfundimisht besimin te politika
Ivi Kaso: PD ka kërkuar hapjen 100% të listave. Moshapja e listave është 100% përgjegjësi e Edi Ramës. Mashtrim publikisht. Sepse krijoi bindjen për hapjen e listave por mundësia për të lëvizur në lista është shumë e vogël. Asgjë nuk ka ndryshuar. Ka ngelur i njëjti sistem. Ekspertët thonë se është shumë e vështirë për të kaluar nga një vend i sigurt në një vend të pasigurt të listave.
Robert Aliaj: Zoti Kaso kush i mbylli listat?
Ivi Kaso: U mor copy paste një sistem në një vend të BE. Sistemi që kishim ka disa elementë, që janë formula e shpërndarjes së mandateve, çështja e listave të hapura. Ndërhyrja nga jashtë ishte për të realizuar një qëllim tjetër, që ishte ndalimi i koalicioneve.
Robert Aliaj: Në fletën e votimit si do jeni ju?
Ivi Kaso: Kjo që ka ndodhur është taktika e një kryeministri që në zgjedhjet do të takohet me dështimin e tij. Opozita është e qetë. Sot e kësaj dite nuk ka një listë për fletën e votimit. Opozita do ketë përgjigjen e duhur ndaj çdo taktike të socialistëve.
/mv.abcnews.al