Situata e koronavirusit vijon të jetë serioze. Shume vende kanë vendosur masa më të rrepta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar qytetarët që të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë masat e anti-covid, të mbrojnë veten dhe të afërmit e tyre.
Ndërkohë drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën Hans Kluge, ka folur për vendimin shumë të diskutuar për të bllokimet.
Ai i ka konsideruar bllokimet të pashmangshme, por shton se nëse do të respektohej gati 95% përdorimi i maskës, atëherë kjo sipas do të ndihmonte në shmangien e izolimeve.
“Bllokimet janë të pashmangshme, unë i qëndroj mendimit se bllokimet janë një masë e fundit. Nëse përdorimi i maskë arrin në 95% , bllokimet nuk do të ishin të nevojshme”, tha Kluge.
Gjithashtu ai theksoi se shkollat fillore duhet të mbahen të hapura, pasi sipas tij, fëmijët dhe adoleshentët nuk po nxisin përhapjen e COVID-19./abcnews.al/