Klubi plotëson dëshirat e Mourinho-s, Roma gati të nënshkruajë me talentin e Juventus

schedule15:36 - 5 Janar, 2024

schedule 15:36 - 5 Janar, 2024

Prej kohësh tashmë, teknikut Jose Mourinho i ka vënë “kushtin”, drejtuesve të “Verdhekuqve”” të Roma-s, për transferimin e një qendërmbrojtësit të ri në merkaton e dimrit, kërkesë kjo për shkak të mungesave të shutma, me Smalling e Kumbullën, që ende nuk janë rikuperuar siç duhet, ndërsa Evan Ndicka do të largohet gjatë këtij muaji për në Kupën e Afrikës.

Për këtë arsye, bordi i kryeqytetasve është hedhur menjëherë në sulm për gjetjen e një lojtari të denjë për skuadrën e tyre dhe mesa duket, një të tillë, pavarësisht se në moshë të re, duket se e kanë gjetur te “Bardhezinjtë” e Juventus, teksa bëhet fjalë për një nga lojtarët më premtues, që “Zonja e Vjetër” ka në organikë.

Më konkretisht, po flasim për 18-vjeçarin holandez, Dean Huijsen, me “tulipanin”, 1.95 metra të gjatë, i cili fillimisht do të rinovojë kontratën deri në vitin 2028, me rekordmenët e futbollit italian e më pas do të huazohet deri në fundin e sezonit, te “Verdheqkuqtë” për të fituar më shumë eksperiencë në Serie A dhe jo vetëm pasi si trajner do të ketë një nga më të mirët e botës, portugezin Jose Mourinho. /i.m /abcnews.al