Klubi i Vllaznisë mesazh ngushëllimi për vdekjen tragjike të Pjetër dhe Jason Rushajt në Bogë

schedule19:21 - 21 Nëntor, 2022

schedule 19:21 - 21 Nëntor, 2022

KF Vllaznia ka shprehur ngushëllimet për familjen Rushaj, ku një ditë më parë babai dhe djali humbën jetën në mënyrë tragjike në Bogë, pasi u morën nga rrjedha e ujit.

Pjetër dhe Jason Rushaj nuk mundën të mbijetonin pas vërshimit të ujit. Djali u mor nga rrjedha e ujit dhe babai u hodh për ta shpëtuar, por asnjëri nga të dy nuk mundi të mbijetonte.

Jasoni gjithashtu ishte dhe një futbollist dhe stërvitej pranë Akademisë “Djelmnia Shkodrane”.

Postimi i KF Vllaznia:

Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike dje në Bogë e Pjetër dhe Jason Rrushajt ka qenë një ngjarje e rëndë për të gjithë, përfshirë këtu edhe komunitetin e futbollit pasi Jason ishte një lojtar me perspektivë qê po rritej tek Akademia e Futbollit “Djelmnia shkodrane”..

KF Vllaznia i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rushaj, e po ashtu edhe Akademisë së Futbolllit “Djelmnia shkodrane” për këtë humbje të madhe.

U prehsh në paqe Jason!

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!