Klubi i Premier League është i interesuar për Hazard, Real Madrid është gati ta shesë atë

schedule19:49 - 1 Nëntor, 2022

schedule 19:49 - 1 Nëntor, 2022

Mesfushori i Real Madridit, Eden Hazard mund të rikthehet në Premier League.

Sipas Defensa Central, për 31-vjeçarin belg është interesuar Aston Villa. Trajneri i skuadrës, Unai Emery, do të miratojë transferimin, pasi e sheh Hazardin si kryesues të vijës sulmuese.

Real Madrid ka vendosur të ndahet me Hazard në merkaton e dimrit, por ende nuk ka marrë oferta zyrtare për lojtarin.

Në 3 sezone në Real Madrid, Hazard bëri vetëm 72 paraqitje.

Gjatë kësaj periudhe ai ka pasur 15 dëmtime. /G.D abcnews.al/