Klubi i njohur gjerman shkarkon trajnerin

schedule16:46 - 6 Shkurt, 2023

schedule 16:46 - 6 Shkurt, 2023

Nga sot Andre Breitenreiter është larguar nga drejtimi teknik i Hoffenheim, me skuadrën gjermane që ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit.

Trajneri 49-vjeçar ishte nën kontratë me Hoffenheim deri më 30 qershor 2024 dhe për këtë pritet të dëmshpërblehet.

Breitenreiter erdhi te Hoffenheim vetëm verën e kaluar nga Zurich.

Pas gjashtë ndeshjeve të para në Bundesligë, ai e kishte skuadrën e tij në vendin e gjashtë. Por më pas ai mori vetëm shtatë pikë në 13 ndeshje dhe padyshim e pagoi shtrenjtë. /G.D abcnews.al/