Nice ka shkarkuar Lucien Favre nga posti i trajnerit të skuadrës.
Ky vendim është marrë nga drejtuesit e skuadrës pas eliminimit nga Kupa e Francës. Në 1/32 e finales ekipi i Favre humbi nga një ekip i ligës së tretë “Le Puy Foot” me rezultat 0:1. 65-vjeçari ka qenë trajner i Nices që nga korriku i vitit 2022.
Pas 17 javësh, Nice janë në vendin e 11-të në renditjen e Ligue 1 me 21 pikë.
Ndeshjen e radhës Nice do ta luajë kundër Monpellier, ndeshja do të zhvillohet më 11 janar. /G.D abcnews.al/
View this post on Instagram