Klubi i Flamurtarit denoncon në polici ish-gjyqtarin Bujar Pregja

schedule17:48 - 18 Shkurt, 2024

schedule 17:48 - 18 Shkurt, 2024

Klubi i Flamurtarit ka denoncuar në policinë e Vlorës ish-gjyqtarin e njohur, Bujar Pregja, tashmë pjesat i sektorit të arbitrimit në FSHF.

Vlonjatët kanë dhënë tre arsye për rastin e denoncimit, ku sipas tyre Pregja ka nxitur dhunë, prishje të rendit publik dhe fyerje ndaj tifozerisë.

Flamurtari ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në Vlorë, kësaj radhe përballë Korabit, me rezultatin 2-0 në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Parë.

Një tre-pikësh që vlen shumë për Flamurtarin, me kuqezinjtë që ruajnë pozitat në “play-off”, ndërsa Korabi vazhdon të jetë në “fije të perit” për një vend në luftën për t’u ngjitur./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!