Klubi gjerman paguan faturën, afrimi nga Arsenali i infektohet me COVID

schedule12:29 - 15 Tetor, 2020

schedule 12:29 - 15 Tetor, 2020

Mesfushori i Hertha Berlin, Matteo Guendouzi, fatkeqësisht ka rezultuar pozitivi me Covid-19. Lojtari sapo ishte kthyer nga grumbullimi me kombëtaren franceze U-21 dhe ka kryer tamponin.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi gjerman, përmes një postimi në “Twitter”. “Matteo Guendouzi ka rezultuar pozitiv me koronavirus pas kthimit nga kombëtarja e tij. Ai nuk ka patur kontakte me asnjë nga lojtarët apo pjesëtarët e stafit tonë.

Ai është asimptomatik dhe ndihet mirë, por do të futet në izolim për një periudhë 10-ditore. Shërim të shpejtë Matteo”, është deklarata e Hertha Berlin. Kujtojmë që 21-vjeçari kaloi tek kryeqytetasit gjermanë në ditën e fundit të merkatos në formë huazimi nga Arsenali. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!