Klubet në Francë nuk morën paratë e TV, LFP i rimburson me fondin e majmë

schedule18:00 - 4 Maj, 2020

schedule 18:00 - 4 Maj, 2020

Futbolli në Francë u anulua një sezon më parë nga qeveria dhe ekipet e Ligue 1 dhe Ligue 2, nisën pushimet. Me ndërprerjen e futbollit, edhe ndikimi ekonomik ishte i pashmangshëm. Të drejtat televizive, nga Canal+ dhe BeIN, nuk u paguan, me klubet që nuk përfituan këstin e fundit.

Si pasojë, Liga e Futbollit në Francë (LFP), ka marrë një fond prej 225 milion eurosh huazim nga shteti, në mënyrë që të rimbursojë klubet që humbën para nga mos-shitja e të drejtave televizive.

Vetë klubet franceze nuk kanë pranuar që të merret kjo hua, por Liga e ka marrë përsipër dhe do të paguajë gjithçka me kalimin e muajve dhe me këste të përballueshme. Franca ishte shteti i tretë në Europë që anuloi futbollin, pas Belgjikës dhe Holandës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!