Klubet më të pasura: Kryesim spanjoll dhe dominim anglez, Italia krenohet me “Zonjën”

schedule08:54 - 14 Janar, 2020

schedule 08:54 - 14 Janar, 2020

Klubet italiane po e marrin veten dhe Serie A po rritet. Gjithsesi, gjigantët europianë janë një hap përpara në cilësi dhe financa. Deloitte Football Money League ka publikuar klubet më të pasura në botë dhe kreu dominohet nga klubet spanjolle.

Barcelona ka rrëzuar Real Madrid dhe froni. 840 milionë sterlina kanë gjeneruar kampionët e Spanjës, teksa “Los Blancos” ndjekin me 757 milionë sterlina. Kjo diferencë mes dy vendeve të para është më e larta që regjistrohet ndonjëherë.

Në 20 klubet më të pasura bie në sy Anglia me tetë të tilla. Manchester United plotëson podin (711 milionë sterlina) dhe ndiqet nga Bayern Munchen, PSG dhe Manchester City. Vendi i tetë për Liverpool, ndërsa Tottenham ka kaluar Chelsea dhe Arsenal duke u bërë klubi më i pasur londinez.

Serie A krenohet me Juventusin që renditet në vend të dhjetë. 459 milionë sterlina kanë gjeneruar bardhezinjtë dhe ndikim të madh në këtë rritje ka efekti CR7. Në 20 vendet e para ka edhe tre klube të tjera italiane: Inter (14), Roma (16) dhe Napoli (20). /abcnews.al

Renditja e 20 klubeve më të pasura në botë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!