Cercle Brugge bën një gjest mjaft të bukur, duke i ofruar një marrëveshje të re portierit Miguel Van Damme. Ky i fundit ka pasur probleme shëndetësore, por gjendja e tij është më e mirë. Gradualisht po e mposht leuceminë dhe kjo mbështetje e klubit e motivon atë edhe më tepërt.
26-vjeçari vijon me terapitë deh stërvitjen individuale dhe të gjithë mezi presin ta shohin sërish në fushën e blertë. Kreu i klubit, Vincent Goemaere, ka folur pas hedhjes së firmës me portierin dhe thekson se ai është pjesë e rëndësishme e familjes së klubit belg.
“Rinovimi i kontratës së Miguel Van Damme ishte thelbësor për ne. Cercel është një familje e madhe dhe Miguel, i cili ka luajtur për ne që nga viti 2013, është pjesë e rëndësishme e saj. Cercle është Miguel, Miguel është Cercle. Jam shumë i lumtur që mësova se shëndeti i Miguel po përmirësohet. Kurrë mos u dorëzoni”, tha Goemaere/ abcnews.al

