KLSH: Tatimeve u mungojnë 122 miliard lekë, si u miratua shpenzimi pa fonde në arkë

schedule11:13 - 6 Janar, 2022

schedule 11:13 - 6 Janar, 2022

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një kontroll në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për aktivitetin e saj përgjatë vitit 2020 duke kapur një mori shkeljesh dhe detyrimesh të pambledhura ndaj tatimpaguesve që kapin shifra të konsiderueshme.

Në raportin final, KLSH thekson se është konstatuar një gjendje detyrimesh të papaguara prej 112.4 miliard lekë, ndërsa mësohet se ky stok është rritur me 5.4 miliard lekë vetëm gjatë vitit 2020.

KLSH ka konstatuar edhe probleme të tjera që lidhen me respektimin e afateve kohore për rimbursimin e TVSH-së ndaj bizneseve, të cilat kapin një shumë totale prej rreth 2 miliard lekë.

Gjendja e detyrimeve të papaguara deri me datën 31.12.2020 është 122.4 miliard lekë dhe stoku i detyrimeve tatimore gjatë vitit 2020 ka pësuar një rritje neto prej 5.4 miliard lekë krahasuar me një vit më parë.

– Mos respektimi i afateve kohore në lidhje me procesin e rimbursimit të TVSH, nga ana e DRTVSH-së dhe DRT-ve. Në mbyllje të periudhës ushtrimore 2020 rezultojnë 88 kërkesa për rimbursimin e TVSH-së të pranuara por të pa miratuara në vlerën totale prej 1.99 miliard lekë, në tejkalim të afatit ligjor 60-ditor, veprime këto në kundërshtim me ligjin 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat Tatimore në RSH”, i ndryshuar. Si rezultat vlera e stokut të rimbursimit të TVSH-së, në opinionin tonë është 11.8 miliard lekë nga 9.8 miliard lekë e paraqitur nga DPT”, bëhet me dije në raport.

Po ashtu, ekspertët e KLSH-së kanë konstatuar një mos arkëtim të një shume prej 16.5 miliard lekë nga fondi i sigurimeve shoqërore dhe kujdesit shëndetësor.

Konstatohen parregullsi në plotësimin e vendeve vakante edhe pse institucioni ka kaluar një proces të gjatë ristrukturimi dhe nuk ka  përfunduar plotësimi i të gjitha vendeve të punës sipas strukturës së miratuar”, konstatohet në raport, ndërkohë që është gjetur edhe një investim me vlerë 80 milion lekë, ndërkohë që në arkë nuk kishte para të mjaftueshme për përfundimin e tij.

Kjo është në kundërshtim me disiplinën financiare, sipas KLSH-së. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!