KLSH padit në prokurori 3 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t Tiranë, miliona lekë dëm në buxhet

schedule19:47 - 25 Janar, 2020

schedule 19:47 - 25 Janar, 2020

Tre zyrtarë të ALUIZNI-t të Tiranës kallëzohen në prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Punonjësit e Drejtorisë Rajonale Tirana-Jug akuzohen se legalizuan banesa në kundërshtim me ligjin. Nga një auditim në këtë drejtori, KLSH ka konstatuar se “ish-drejtori dhe 2 ish-përgjegjës të sektorit kanë krijuar një mungesë të ardhurash në buxhetin e shtetit në vlerën 161,3 mln lekë.

Sipas auditimit, janë bërë legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga rrugët apo edhe objekte të cilat bien mbi projektin infrastrukturor të Planit të Përgjithshëm Vendor i Bashkisë Tiranë. Të gjitha këto veprime janë shoqëruar me mangësi në dokumentacion e procesverbale. Edhe dokumentacioni ka shërbyer si provë për KLSH për të paditur penalisht tre ish zyrtarët për shpërdorim detyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!