KLP vijon intervistat me kandidatët për SPAK, prokurori Dibra kërkon datë tjetër

schedule10:45 - 9 Korrik, 2019

schedule 10:45 - 9 Korrik, 2019

Vijon sot dita e dytë e intervistimit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë i kandidatëve për SPAK.

Prokurori Behar Dibra nuk është paraqitur sot në mëngjes në këtë intervistë dhe ka dërguar pranë KLP-së edhe një letër me arsyet e mosparaqitjes.

Në të prokurori Dibra sqaron se sot është i angazhuar me një proces gjyqësor dhe ka kërkuar nga KLP që t’i caktohet një datë tjetër për të dhënë intervistën për vlerësimin e tij për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Sot në këtë intervistim paraqiten prokurorët Besim Hajdarmataj, Besnik Muçi, Doloreza Musabelli dhe Donika Prela.

Marrja në pyetje e 22 prokurorëve, kandidatë për SPAK, kryhet pa praninë e mediave për shkak të çështjeve sensitive dhe në hetim për të cilat pyeten prokurorët. Nga lista me 22 kandidatë, pritet të përzgjidhen 15 prej tyre si anëtarë të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!