KLP shtyn miratimin e pikëzimit të kandidatëve për kryeprokuror

schedule15:46 - 1 Tetor, 2019

schedule 15:46 - 1 Tetor, 2019

KLP shtyu miratimin e pikëzimit të kandidatëve për kryeprokuror. Nënkryetari Alfred Balla deklaroi se anëtarët duan më tepër kohë për të shqyrtuar 3 kandidaturat për këtë post. 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi që të shtynte për në mbledhjen e radhës miratimin e metodologjisë për vlerësimin dhe caktimin e pikëve për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Sipas nënkryetarit të KLP-së, shtyrja erdhi pasi anëtarët e Këshillit kërkuan më tepër kohë për të shqyrtuar kandidaturat.

Kandidatët në garë do të vlerësohen nga 40 në 100 pikë ku do të përzgjidhet edhe kandidati i denjë për postin e Kryeprokurorit të vendit. Në garë janë Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsjan Çela. Në lidhje me ngritje e Stukturës së Posaçme Antikorrupsion nënkryetari Balla u shpreh se Këshilli do presë dhe pak ditë procedurat e Vettingut për dy kandidatë.

Gjithashtu në mbledhjen e kësaj të marte Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar edhe dorëheqjen e prokurorit pranë Prokurorisë për Krime të Rënda Njazi Seferi. Prokurori ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore. Seferi ka një karrierë të gjatë në sistem dhe së fundi kishte nën hetim çështjen e Kostandin Kacifasit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!