KLP publikon listën: Kush janë prokurorët kandidatë për KED, mes tyre Olsian Çela

schedule17:35 - 18 Nëntor, 2020

schedule 17:35 - 18 Nëntor, 2020

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar listën me kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si dhe lista me kandidatet që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore, i dërgohet Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

I pari në listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret është Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela.

Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore:
I) Prokuroria e Përgjithshme
1. Olsian Çela
2. Thoma Jano,
3. Adnan Xholi,
4. Alfred Progonati,
5. Alma Muça,
6. Anila Leka,
7. Kudusi Shahu,
8. Kujtim Luli,
9. Sokol Stojani
II) Prokuroritë e Apeleve
1. Ludovik Dodaj,
2. Moisi Duda,
3. Gjon Fusha,
4. Genti Xholi,
5. Fatjona Memcaj,
6. Arben Qosja,
7. Altin Binaj,
8. Enrik Haxhiraj,
9. Kleanth Zeka
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në zbatim të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, publikon më poshtë listën e kandidatëve të cilët nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kandidatët të cilët nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore:

  1. I) Prokuroria e Përgjithshme
  2. Arqilea Koça
  3. II) Prokuroritë e Apeleve
  4. Alfred Agolli,
  5. Rozeta Qirjaqi,
  6. Irma Balli,
  7. Elvin Gokaj,
  8. Edmond Hyka
  9. Brahim Dragjoshi

Këta prokurorë nuk plotësojnë kushtin e vendosur në nenin 221/1, gërma “b”, të ligjit 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar.

  1. Pelivan Malaj

Ky prokuror nuk plotësojnë kushtin e vendosur në nenin 221/1, gërma “dh”, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar. Lista me kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si dhe lista me kandidatet që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore, i dërgohet Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

/abcnews.al