Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

KLP nis seancën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut, procesi monitorohet nga ambasade e SHBA-ve

schedule10:05 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 10:05 - 16 Dhjetor, 2022

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur seancën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut.

Adnan  Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili do të shpalosin platformat e tyre. Ai që do të bindë më shumë KLP-në do të marrë stafetën e SPAK deri në 2025-ën.



Për të shmangur cënueshmërinë, procesi do të monitorohet nga ambasada e SHBA.

Në seancën e sotme mungon një anëtare e KLP-së,  Esmeralda Keshi, mbledhja do të vazhdojë pa praninë e saj.

Gjatë këtyre ditëve ambasadorja Juri Kim ka apeluar në mënyrë të vazhdueshme që zgjedhja e pasardhësit të Arben Krajës të mos ndikohet nga politika, raporton gazetari Ermal Vija.

Madje për të treguar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, diplomatja amerikane ka zhvilluar takime me anëtarë të Këshillit të Lartë të prokurorisë. Porosia ka qenë e prerë: pushteti duhet t’i mbajë duart larg për të mos manipuluar procesin. Ky është thelbi i reformës në drejtësi.

Në përgjigje të thirrjes së ambasadores kryeministri Rama deklaron se kreu i prokurorisë speciale nuk zgjidhet as nga qeveria e as nga ambasada por nga vetë anëtarët e Këshillit të lartë të Prokurorisë. Edhe atyre Rama u ka kërkuar të mos influencohen nga askush por të vendosin në bazë të performancës së emrave që garojnë për kreun e SPAK.

/Abcnewws.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!