KLP miraton metodologjinë, anëtarët deklarojnë dyshimet për konfliktin e interesit

schedule11:11 - 12 Nëntor, 2019

schedule 11:11 - 12 Nëntor, 2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar me 11 vota pro metodologjinë orientuese për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Anëtari Tartar Bazaj jep shpjegime para Këshillit, duke deklaruar se nuk ka konflikt interesi me Prokuroren e Përgjithshme të Përkohëshme Arta Marku.

Kujtojmë që Ligji nr. 9367/ 2005 “Për parandalim të konfliktit te interesit për personat që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, mund ta pengojë atë të marrë pjesë në fazat të fundit të procesit e përzgjedhjes të kandidateve për Prokuror të Përgjithshëm.

Marku ka hequr dorë nga shqyrtimi i dosjes së Tartar Bazaj duke deleguar këtë kompetencë.

Këshilli arriti në konkluzionin se znj. Keshi nuk është në konflikt interesit për shkak se është një akt administrativ i cili nuk pengon znj. Keshi mund të marrë pjesë në procesin e pikëzimit të kandidatëve për PP.

Me 11 vota pro Këshilli vendos se ky vendim mund të aplikohet edhe në rastin e prokurorit kandidat për SPAK, Besnik Muçi për shkak se ai ka pranuar tashmë detyrën si anëtar në Gjykatën Kushtetuese./abcnews.al