Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi vizitoi në spitalin e Shkodrës turistin polak, Wojtek Markieëicz, qe u aksidentua mbremjen e te enjtes në Theth.
Bashkë me urimin për shërim të shpejtë ministri Klosi i dhuroi turistit të huaj dhe një set hartash të Shqipërisë me qëllim njohjen më të mirë të vendit tonë.
Mbi 230 mijë turistë polakë sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit vizituan Shqipërinë këtë vit.
Klosi theksoi nevojën për më shumë rregulla në menaxhimin e strukturave që organizojnë turistët ndërsa theksoi nevojën për pajisjen e infrastrukturës me harta teknike dhe guida të licensuara. /ABC News Albania 24/7