Klosi: Shqipëria, në pozitat më të favorshme sa i përket turizmit

schedule18:31 - 27 Shtator, 2018

schedule 18:31 - 27 Shtator, 2018

Në ditën ndërkombëtare të Turizmit ministri Blendi Klosi u shpreh optimist se politikat e ndjekura nga qeveria kanë dhënë rezultate për trasformimin e Turizmit në vend. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit u shpreh se këto kohë vendi ynë ndodhet në pozitat më të favorshme. 

Shqipëria gjendet në pozitat më të favorshme sa i përket turizimit. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi e arsyetoi deklaratën e tij me numrin e të huajve që vizituan vendin tonë këtë sezon.

Synimi i qeverisë është që në vitin 2025 numri i turistëve të arrijë në 10 milion. Njëe nga sfidat për ta arritur është pastrimi i vendit. Ndotës të madh të Mjedisit, ministri Blendi Klosi cilësoi makinat e vjetra. Zgjidhjen e sheh tek bllokimi i importit për ato që kanë një moshë më të madhe se 10 vjet.

Deklaratat ministri Blendi Klosi i bëri gjatë një  bashkëbisedimi me gazetarët në ditën ndërkombëtare të turizmit ku u shpreh optimist se politikat e ndërmarra kanë dhënë rezultate për transformimin e turizmit në vend. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!