Klosi: Shqipëria ende e papastër

schedule18:28 - 12 Nëntor, 2018

schedule 18:28 - 12 Nëntor, 2018

Sfida për turizëm më cilësor, sipas ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, lidhet edhe me një mjedis të pastër. Blendi Klosi deklaroi se pavaresisht politikat dhe strategjitë e qeverisë për të pastruar Shqipërinë ka ende shumë për të bërë.

Shqipëria vazhdon të jetë e papastër pavarësisht politikave për të ndryshuar diçka. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosim, e pohoi gjatë një bashkëbisedimi me profesorë dhe studentë në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Blendi Klosi, ministër i Mjedisit dhe Turizmit: “18 shkaqet për ne janë që nga mënyra e menaxhimit të mbetjeve urbane, problematikat e papastërtive të mëdha, si industritë e guroreve, industritë e minierave apo të përpunimit në Shqipëri. Jemi përpjekur të ndryshojmë diçka tek të gjitha problematikat që ka sistemi në vendin tonë, siç është vendimi i qeverisë për automjetet, si ndotësit kryesor në vendin tonë. Sot, në Shqipëri kemi 70% qese më pak të përdorura, kjo do të thotë më shumë pastërti, një trajtim krejt ndryshe i vend depozitimit të mbetjeve urbane. Pra, vendosja e një rregulli do na ndihmojë të kemi një system shumë më të mirë strukturuar, po ashtu kemi nevojë të kemi një hartë të menaxhimit të mbetjeve urbane për të gjetur mënyrën sesi ti rehabilitojmë këto mbetje urbane”.

Pak ditë më parë, ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, kërkoi më tepër buxhet dhe bashkëpunimin me pushtetin vendor për të eleminuar vendepozitimit ilegale të mbetjeve. Në të gjithë vendin janë evidentuar 198 pika problematike, kryesisht pranë shtretërve të lumenjeve apo në zonat bregdetare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!