Shqipëria të ofrojë turizëm në 12 muaj të vitit është qëllimi kryesor që ka ministria e turizmit e mjedisit. Në edicionin e tretë të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ministri Blendi Klosi ftoi operatorët e huaj turistikë që ta rendisin vendin tonë ndër destinacionet që ia vlen për tu vizituar.
Shqipëria është e gatshme të ofrojë paketa turistike për vizitorë vendas e të huaj. Investimet për të nxjerrë në pah trashëgiminë kulturore e historike, natyrën e kulinarin janë hapi i radhës që kërkon vëmendjen edhe të operatorëve turistikë jashtë vendit.
Në panairin ndërkombëtar të turizmit ministri i linjës Blendi Klosi nënvizoi prioritetin kryesor. Për këtë janë shtuar investimet në infrastrukturën rrugore tha ministri Klosi. Për të bërë më të aksesuesshëm vendin tonë ka nisur ndërtimi I aeroportit të Kukësit e së shpejti fillon puna edhe për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Gjithçka që ofron Shqipëri është një e ardhur edhe për operatorët e huaj turistikë.
Ftesa iu drejtua edhe nga Ministrja e kulturës Elva Margariti. Panairi ndërkombëtar i turizmit është ndër ngjarjet më të rëndësishme të turizmit në rajon me një pjesëmarrje të gjerë .Ai u ofron profesionistëve të turizmit një mundësi për të takuar kolegët e industrisë, blerësit dhe furnizuesit përmes ekspozitës, forumeve dhe takimeve./abcnews.al