Ky vit, sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi shënon një bum sa i përket numri të turistëve të huaj të ardhur në vendin tonë. Shifrat sipas tij flasin për një rritje me 15%. Ndërkohë që pritshmëritë janë që numri i turistëve deri në fund të viti të shkojë mbi 6 milionë.
Referuar këtyre zhvillimeve, ministri i Turizmit dhe Mjedisit kërkoi nga prefektet e bizneset të angazhohen për të përballuar fluksin në rritje të vizitorëve. Ndërkohë që përgatitjet për sezonin e ardhshëm t’i nisin që këtë vit. /abcnews.al