Klosi për HEC-et: Jo më HEC-e në zona të mbrojtura

schedule17:12 - 8 Tetor, 2018

schedule 17:12 - 8 Tetor, 2018

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi pranon dhënien e lejeve për HEC-e në zona të mbrojtuara e pa studim të ndikimit në mjedis. Ministri Klosi bëri të ditur se rregullorja e re do të jetë gati shumë shpejt.

Nga 175 koncesione për ndërtimin e hidrocentraleve vetëm 100 prej tyre janë dhënë në respekt të legjislacionit në fuqi. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi pranon dhënien e lejeve për HEC-e në zona të mbrojtuara, pa studim të ndikimit në mjedis apo kompanive pa burime të mjaftueshme financiare të cila kanë dëmtuar mjedisin dhe nuk e kanë realizuar investimin e parashikuar.

Blendi Klosi, ministër i Mjedisit dhe Turizmit: “Sot nga 175 koncesione të dhëna të cilat janë që të gjitha me dëshirën e mirë që të realizohet diçka, por në fund të fundit vetëm 100 prej tyre funksionojnë pasi nuk kanë gjetur mundësinë që të realizohen sepse studimet e dhëna nga ekspertët, firmat e ekspertëve mjedisorë, të hidroteknikës ose inxhinierë kanë qenë firma të dhëna në terr dhe firma të dhëna të palogjikshme.”

Ministri bën të ditur se leje për HEC-e në zona të mbrojtura nuk do të ketë më, ndërsa rregullorja e re do të jetë gati shumë shpejt.

“Edhe kjo është një gjë shumë e mirë dhe sa kohë kam unë ministër, por besoj kushdo mnistër pas meje do ta ketë pothuajse të pamundur, unë do të shpresoja 100% të pamundur që të japë leje mjedisore në një zonë që është zonë e mbrojtur.”

Nderkohë, ministri i Mjedisit dhe Turizmit i ka bërë thirrje ambientalistëve dhe spcialisteve të fushës të ndihmojnë për gjetjen e një ekuilibri ndërmjet zhvilimit të qëndrueshëm të ekonomisë së turizmit edhe mbrojtjes së natyrës./abcnews.al