Klosi në takim me nxënësit e shkollave profesionale të Durrësit

schedule17:15 - 13 Mars, 2019

schedule 17:15 - 13 Mars, 2019

Shqipëria po rrit kapacitetet ne sektorin e turizmit, por profesionistët e fushës nuk i plotësojnë ato. Profesione me pagesa më të mira se në sektorin publik, garantojnë punë për 7 muaj të vitet. Ministri Klosi i fton prindërit t’i orientojnë fëmijët e tyre drejt arsimimit profesional.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, u bën thirrje të rinjve të drejtohen drejt profesioneve të hotelerisë dhe turizmit gjatë një vizite në shkollat profesionale të Durrësit, “Beqir Cela” dhe “Hysni Cela”.

 “Që të gjithë hotelierët kanë një shqetësim, sezonin që vjen, një sezon që do të jetë shumë më shumë impenjativ, një sezon që nuk shtrohet më vetëm në 45 ditë, po kontratat në hotelet tona tashmë kanë shkuar në 180 ditë, ka edhe 210 ditë, pra 6 muaj, 7 muaj biznes kërkojnë njerëz të kualifikuar si ju”.

Drejtuesi i Ministrisë së Turizmit, e vë theksin në të ardhurat e larta që kanë të punësuarit në këtë fushë.

“Të gjithë hotelet kanë nevojë për staf të kualifikuar, kanë nevojë për staf të kualifikuar, kanë nevojë për njerëz që shërbejnë, kanë nevojë për njerëz që paguhen shumë më mirë se qoftë edhe po të shkosh në administratë dhe të shërbesh si jurist apo ekonomist në institucionet që drejton ministria e mjedisit apo institucionet e tjera”.

Ministri e mbylli fjalën duke vlerësuar përgatitjen e nxënësve që dalin nga dy shkollat profesionale të Durrësit.

“Të dy shkollat, edhe shkolla “Beqir Çela” edhe shkolla “Hysni Çela” janë shkolla reale, janë shkolla ku djem dhe vajza të reja vijnë dhe marrin një profesion, janë shkolla të cilat prodhojnë njerëz të gatshëm për tregun e punës”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!