Klosi në Shëngjin, nis aksionin për pastrimin e vijës bregdetare

schedule17:00 - 3 Maj, 2019

schedule 17:00 - 3 Maj, 2019

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi e ka renditur Shëngjinin në tre polet kryesore të turizmit shqiptar. Ai mori pjesë në aksionin për pastrimin e vijës bregdetare në zonën ku së shpejti pritet të vijnë 10 mijë të rinj për festivalin e muzikës elektronike.

Pastrimi i vijës bregdetare të Shëngjinit sëbashku me menaxhimin e stacioneve të plazhit dhe eliminimi i zhurmave do të bëjnë të mundur që kjo zonë të jetë në tre polet kryesore të turizmit shqiptar gjatë këtij sezoni.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi e tha këtë gjatë  aksionit për pastrimin e plazhit të Shëngjinit.

Sipas tij, këto aksione do të shtrihen përgjatë gjithë bregdetit dhe ai do të jetë gati për pritjen e rreth 10 mijë të rinjve për festivalin e muzikës elektronike.

Për të pastruar zonën bregdetare të Shëngjinit u angazhuan disa institucione dhe u apelua  ndaj subjekteve private që të tregojnë më shumë kujdes ndaj ambjentit. Më pas ministri Klosi u takua me Komitetin Rajonal për Zhvillimin e Turizmit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!