Klosi komenton deklaratën e Presidentit për “grusht shteti: E tepërt, Meta ka qenë i qetë

schedule21:23 - 19 Shkurt, 2020

schedule 21:23 - 19 Shkurt, 2020

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi e ka cilësuar si të tepërt termin e lakuar së fundmi nga Presidenti Ilir Meta, “grusht shteti”.

I ftuar në “Byro Politike”, me Juli Xholaxhi, Sipas Klosi tha se Presidenti nuk duhet ta përdorë një term të tillë pasi nuk ka logjikë dhe në kujtesën e tij, Meta ka qenë e i qetë.

“Nuk e quaj grusht shteti, ka tone më të buta që mund t’i përdorte Presidenti. Ai e ka hallin të komunikojë direkt me popullin. Grusht shteti quhet gjë e madhe, por po ta shikosh nuk ka shumë logjikë. Unë di që sot pasdite presidenti i korrigjoi një çik gjërat tha do e bëjmë butë e butë. Këto të fundit grusht shteti janë të tepërta, më vjen e keq kam punuar shumë me të, e kam patur shef, nuk ka qenë kështu, ka qenë i qetë. Ndoshta ata dinë gjëra që unë nuk i di. S’mund të them që e ka gabim, por më duket e rëndë që sillet kështu”, tha Klosi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!