Berati ka nevojë urgjente për punëtorë të kualifikuar me qëllim që ti përgjigjen numrit të shtuar të turistëve. Apeli vjen nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klsoi, i cili në nisje të vitit të ri shkollor vizitoi shkollën profesionale të këtij qyteti. Sipas ministrit Klosi numri i turistëve në Kalanë e Beratit këtë vit është dyfishuar prandaj ka dale në pah edhe nevoja për më tepër personel të kualifikuar.
Ministri Klosi i bëri thirrje biznesit të kthejë sytë nga nxënësit e shkollave profesionale për të pasur një staf të qëndrueshëm. Njëkohësisht ministri i Turizmit dhe Mjedisit kërkoi shtimin e kapaciteteve akomoduese dhe rritjen e cilësisë së shërbimit./abcnews.al

