Evidentimi i problematikave mjedisore dhe përafrimi i politikave me standardet ndërkombëtare është një nga kapitujt që duhet të realizojë Shqipëria për t’u anëtarësuar në BE.
Në aktivitetin e organizuar mes Agjencisë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, ministri Klosi u shpreh se lufta për të pasur një Shqipëri të pastër dhe turistike brenda vitit 2020 do të vazhdojë.
Për 19 industri që dëmtojnë mjedisin, sipas ministrit Klosi, janë hartuar standarde dhe kriteret me qëllim minimizimin e hapësirave për abuzim./abcnews.al